Para se të ndodhte shpulla e famshme, Kejvina Kthella dhe Luiz Ejlli kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”.

Për shkak të shpullës modelja u përjashtua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke bërë që më pas drama të niste jashtë për bukuroshen bionde.

Luizi pavarësisht përplasjes mbante ende veshur bluzën e saj deri në momentin që Kiara Tito i kërkoi ta hiqte.

E me “kunja”, dje, Kejvina ia ka rikujtuar. Në postimin e fundit të Luizit ajo i ka kërkuar bluzën publikisht, mirëpo duket se kjo ka sjellë një ‘luftë’ me Ronaldo Sharkën, ish-banorin e BBV. Ata të dy kanë nisur përplasjet deri në ofendime dhe fansat nuk e dinë nëse e gjithë kjo është shaka apo jo.