Gjenerali amerikan Micheal Wickman ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë. Ai tha se këto mundësi dhe partneriteti i Shqipërisë me Amerikën janë të shkëlqyera për të promovuar paqen në vend.

“Në emër të gjeneralit Williams, jam i nderuar që kthehem për stërvitjen defender që organizohet nga partneri dhe miku ynë Shqipëria. Shqipëria ka angazhuar trupa për Avganistan, kosoveë, Bosnjës dhe Irak. Vitin e shkuar Shqipëria mirëpriti prezencën amerikane në vend, së fundmi kjo stërvitje ofron mundësi të shkëlqyera për Shqipërinë për të promovuar vlerat e vendit.
Mezi presim që të vazhdojmë angazhimin me Shqipërinë në të ardhmen për paqen dhe sigurinë duke na bërë më të sigurt të gjithë ne.”- tha gjenerali. Michael D. Wickman.