Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përshëndetur stërvitjen Defender Europe 2023 ku ka shprehur se kjo stërvitje tregoi se bashkëpunimi me SHBA tregon se funksionojmë shume mirë së bashku. Më tej, Peleshi u shpreh se synimi i Shqipërisë është të tregojë se është në gjendje të përballojë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Stërvitje e jashtëzakonshme që na bën të ndihemi krenar. Shpresojmë që këto stërvitje të kthehen në traditë në përballjen me situatat që mund të rrezikojnë paqen. Stërvitja ka natyre mbrojtëse dhe fokusohet në përgatitjen e përbashkët për të përballuar krizat. Defender zhvillohet në një kohë krize dhe të vështirë teksa kufijtë po kërcënohen para sulmit të paprecedente të sulmit brutal rus në Ukrainë. Ukrainë meriton mbështetjen tonë.

Shqipëria ka partneritet të fortë me Amerikën në fushën e sigurisë dhe mbrojtës, gjë për të cilën ne jemi shumë krenar. Sot po përballojmë detyra drejtuese, koordinuese. S’është hera e parë që kolegët tanë stërviten me partneritetin tanë, por është një profesionalizëm i madh i tyre. Synimi ynë është se jemi në gjendje të përballojmë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Vendet e Ballkanit perëndimor mbeten të palëkundura drejt rrugës euroatlantike. S’ka asnjë dyshim që këta popuj aspirojnë të bëhen pjesë e BE.

Bashkëpunimi i ngushtë tregoi se ne mund të funksionojmë së bashku shumë mirë.

Më vjen mirë që kjo stërvitje na la mundësi të provojmë veten para partnerëve dhe qytetarëve tanë.

Ndihuni si në vendin tuaj, shijoni mikpritjen shqiptare dhe kthehuni sërish.”