Ambasadorja greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi, ka qenë sot në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku po qëndron Fredi Beleri, kandidati fituesi Bashkë Fitojmë në Himarë.
Ajo ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me Belerin dhe sipas mediave, qëllimi i kësaj vizite ka qenë vijimi i procedurave nga ambasada greke.
Takimi ka zgjatur më shumë se 45 minuta, ndërsa pas daljes nga paraburgimi, ambasadorja nuk ka bërë asnjë koment për mediat.