Presidenti në detyrë i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të përballet me kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën më 28 maj. Një ditë para përsëritjes së zgjedhjeve, dy kundërshtarët kanë ashpërsuar tonet mes tyre. Kandidati Kemal Kilicdaroglu po tenton të tërheqë votat e nacionalistëve me premtime për politika të ashpra kundër emigrantëve dhe se do të kthejë mbrapsht miliona refugjatë sirianë.
Nga ana tjetër, Erdogan akuzoi kundërshtarin se po përdor gjuhën e urrejtjes dhe se fitorja e tij do të ishte një triumf për terroristët. Presidenti aktual shikohet si favorit në garën e ngushtë, por rivali i tij Kilicdaroglu ende beson se mund ta përmbysë rezultatin, pas bilancit të ngushtë të 15 majit. Sipas autoriteteve, në raundin e parë Presidenti Erdogan kryesoi me 49.4 për qind të votave ndaj rivalit opozitar që mori 44.9 për qind. Kandidati i tretë për president, politikani nacionalist Sinan Ogan mori 5.2 për qind. Në një mesazh në tvvitter, Erdogan ka shprehur besimin e tij tek fitorja.
Të nderuar shokët e mi, ne kemi përjetuar tani zgjedhjet më kritike në historinë tonë… Unë ju besoj”, ka shkruar ai në Tvvitter.
Deutche Vvelle shkruan se mbështetësit e Erdoganit i kanë zgjedhur lajmet e rreme për ta nxitur fushatën e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet. Sipas mediave të huaja, në vend janë shpallur postera të panumërt të rremë në lidhje me Partinë më të madhe opozitare. Organizata e verifikimit të fakteve ka analizuar vërtetësinë e këtyre posterave, dhe ka konfirmuar se ata nuk janë pjesë e fushatës zyrtare zgjedhore.
Zgjedhjet po zhvillohen gati katër muaj pasi tërmeti i 6 shkurtit vrau më shumë se 50,000 njerëz dhe zhvendosi më shumë se 5.9 milionë të tjerë në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Rrjeti amerikan CNN, komenton se vendi ndodhet mes një krize serioze ekonomike.