Na ndajnë edhe pak orë nga mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Padyshim, që qytetarët kanë preferencat e tyre. Madje, ka nga ata që nuk ngurojnë t’i thonë hapur.

Njëri prej tyre ka telefonuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, duke deklaruar publikisht mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kandidon për një tjetër mandat. Ai ka thënë se Veliaj është një njeri punëtor që ka përballuar gjithë këtë volum pune.

“Të gjithë ata që flasin për Erion Veliajn të lajnë gojën, është njeriu më punëtor, është njeriu më fisnik, njeri i jashtëzakonshëm që përballon gjithë këtë volum pune. Kryeqytetin e ka kthyer në një baçe me lule, ata që flasin të shikojnë kryeqytetin si është bërë”, u shpreh telefonuesi.