Dy persona kanë shkatërruar muralin kushtuar tenistit me famë botërore Novak Djokovic i cili ditën e djeshme bëri deklaratën skandaloze për Kosovën. Ata janë regjistruar nga kamerat e sigurisë por nuk janë arrestuar.
Në video shihen dy burra duke iu afruar murales dhe duke shkruar mbi të mbishkrimin “UÇK”.
Banorët e pjesës së sipërme të Rahovecit e kanë gjetur muralin e shkatërruar rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.
Dje, pasi fitoi raundin e parë të Roland Garros, Djokoviç shkroi një mesazh në kamera: “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”.