Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkrim të botuar te britanikja “The Sun” ku e krahason bregdetin e Ksamilit me Maldivet.
Në shkrim tregon për eksperiencën e një bloggereje e cila ka udhëtuar në Ksamil dhe e ka parë si mundësi shumë e mirë për të kaluar pushimet dhe për të shijuar bukuritë e tij.
Në postimin e tij Rama shkruan se një tjetër yll i shtohet Shqipërisë.
Artikulli i plotë:
Një nënë ka treguar se si i ka vizituar “Maldivet e Evropës” dhe pse ra në dashuri me këtë vend.
Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat blu të pastër i bëjnë Maldivet një destinacion të listës së dëshirave. Por të shkosh atje nuk është gjithmonë aq e lehtë, madje për disa edhe e pamundur.
Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, që do të thotë se njerëzit përfundojnë duke kërkuar alternativa më afër shtëpisë.
Megjithatë, prindi dhe blogerja e Tik Tok-ut e njohur si “Travel Mum”, ka zbuluar sesa lehtë është të arrish diku me pamje të ngjashme në ofertë, pa pasur nevojë të largohesh nga Evropa.
Në një video, ajo shpjegoi se si mund të shkoni në Ksamil të Shqipërisë , të cilës i quajti “Maldivet e Evropës” dhe saktësisht se çfarë mund të presin vizitorët.
Pamjet e saj janë parë më shumë se një milion herë në Tiktok, ku ajo dhe familja e saj shihen duke shijuar plazhet me rërë me ujëra bruz, si dhe perëndimin e diellit në ngjyrë portokalli të thellë nga ballkoni i hotelit.
Për më tepër, plazhi ishte shumë i qetë, që do të thotë se pushimet e saj dukeshin të qeta dhe relaksuese.
Njerëzit u mahnitën nga ajo që panë në video dhe thanë se do të konsideronin ta vizitonin vetë.
Njëri shkroi: “Uau diku nuk kisha menduar kurrë të vizitoja. Do të shikoja më shumë vendin.”
Një tjetër thjesht shtoi: “Duket e mahnitshme”.
Megjithatë, një i tretë ishte i shqetësuar se sa e vështirë do të ishte të arrije atje, duke pyetur: “Si do të arrini atje? A është super e komplikuar?”
Në një video të veçantë , ajo shpjegoi se si arriti atje shumë lehtë.
Ajo tha: “Ne vazhdojmë të dëgjojmë për Maldivet e Evropës, kështu që le ta kontrollojmë.
“Ka disa gjëra që duhet të bëjmë për të arritur atje, e para është të marrim një fluturim për në Korfuz” .