Pas disfatës në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha ndër shumë justifikime ka gjetur edhe faktin e rritjes së pagave dhe pensioneve nga Qeveria Rama.
Ai fajëson shqiptarët se përmes këtij mekanizmi u blenë ndërkohë që shprehet se nuk kishte ndodhur kurrë që në prag të zgjedhjeve të rriteshin pagat.
Por Berisha harron se koha kur ai qeveriste nuk është e largët. Në mandatin e tij të fundit si kryeministër, Sali Berisha mblodhi kabinetin 9 ditë para zgjedhjeve të 2013 për të miratuar pikërisht rritjen e pagave.
Vendimi u mor në orët e vona të mbrëmjes me nxitim të madh ku u miratua rritja e pagave dhe pensioneve me 6 përqind. Jo vetëm kaq, por Berisha ‘hapi thesin’ edhe për ish të përndjekurit duke miratuar fondin prej 45 milionë dollarësh për dëmshpërblimin e tyre. Prej këtij vendimi përfitonin 1040 persona./A. Rada (Javanews)