Për herë të parë PS do të drejtojë Shkodrën, një bastion historikisht i djathtë, por që në këtë zgjedhje socialistët arritën fitore të thellë. Pas fitores, Benet Beci në një dale për mediat falënderoi qytetarët shkodranë për besimin dhe tha se puan e tij nis sapo të marrë detyrën për ta kthyer këtë besim në detyrë. Benet Beci tha se do të punojë për të gjithë qytetarët Shkodranë pavarësisht ngjyrës politike.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve, të jashtëzakonshme. Të dy ditëve ku Shkodra foli, qytetarët e Shkodrës folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion i madh mbas një muaji fushate ku ne folëm për projekte, qytetarët e Shkodrës na besuan dhe të të japin një besim të madh është një detyrimi jashtë që unë u jam shumë mirënjohës.

Jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin, besimi është një nga gjërat më të shtrenjta që jepet dhe është një punë e madhe për ta kthyer, detyra ime nis këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë. Besimi i tyre është një obligim për të punuar për secilin qytetar të Shkodrës, për ti shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar edhe nëse s’na ka votuar, pavarësisht ngjyrës e politikës ne do jemi në shërbim të çdo shkodrani, jam i lumtur t’iu them që patëm një fushatë të shkëlqyer në Shkodër, një fushatë të qetë”, tha Benet Beci.