5 persona, pjesë të një grupi kriminal janë vënë në pranga, pasi u kapën duke shitur kokainë në kryeqytet.

Report Tv mëson se janë arrestuar Donald Muhamuçi 31 vjeç, Ermal Lamaj 39 vjeç, Kostaq Murtaj 29 vjeç, Olsi Mylka 34 vjeç, Shemsi Proda 30 vjeç. Ato u kapën me një çantë ku kishin 2 kg e 300 gr kokainë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.