Top Channel i ka vendosur titra shqip serialit “Rrushe”, prodhim kinematografik nga Kosova, i cili ka nisur të transmetohet në televizionin kombëtar.
Ky veprim ka nxitur reagime të gazetarëve e profesorëve universitar në Kosovë dhe Shqipëri.
Gazetari Ermal Mulosmani me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasimin mes fjalëve të folura në film dhe titrave të përkthyer.
Ironia e situatës? – televizioni po përkthen në gjuhën shqipe një film në shqip të Kosovës.
“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po, po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” – ka shkruar Mulosmani në Facebook.
Ndërsa profesori Rrahman Paçarizi e ka quajtur “paragjykim e rast studimi” titrimin nga gjuha shqipe në shqip.
Edhe gazetari Sami Neza ka reaguar me zemërim për këtë skandal të Top Channel.