Titrimi në shqip i serialit kosovar Rushe nga “Top Channel” ka ngjallur reagime të forta, duke e cilësuar edhe skandal nga ana e televizionit.

Së fundmi edhe aktori i këtij seriali, Shkumbin Istrefi ka reaguar, por ai e ka cilësuar veprimin të mirë për dy arsye.

Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat që nuk dëgjojnë dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu ai e ka duartrokitur veprimin e televizionit.

Reagimi i tij i plotë:

Seriali “Rrushe” ka filluar te shfaqet ne Top Channel. Ne transmetim shfaqen edhe titrat ne gjuhen shqipe (afersisht standardi). Po lexoj reagime te ndryshme lidhur me kete ceshtje.

Une mendoj qe eshte mire qe seriali shfaqet me titra shqip per dy arsye kryesore.

1. Qe ngjarjen ta kuptojne edhe personat qe nuk mund te degjojne.

2. Qe ngjarja te kuptohet nga secili shqiptar kudo qe jeton.

Gjuha e folur ne serial eshte gjuhe e folur e karaktereve, ne menyre qe loja te jete me e natyrshme dhe me “besueshme” per shikuesin.

Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qellim afirmimin e gjuhes standarde, por eshte serial drame/krim/aksion.

Shikim te kendshem dhe bravo per Top Channel qe po e shfaq kete serial, qe sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive te luajtura kendej e andej kufirit.