Tefta Malaj, gruaja e Taulant Malajt i cili vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis ka rrëfyer të gjithë ferrin që përjetoi nga 45-vjeçari.
Në një intervistë për emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, nga shtrati i spitalit rrëfeu se “ai ishte një monstër”.
Tefta Malaj rrëfeu se 45-vjeçari e kishte ngacmuar seksualisht shumë herë vajzën dhe “ajo nuk e donte më, ndaj e vrau”.
“Ishte një mostër, me atë që bëri 2 vite më para nuk ka as burgu që ta mbante. Ka bërë veprim të turpshëm brenda familjes, ka ngacmuar vajzën seksualisht.
Nuk e kam denoncuar, nuk ka ndodhur vetëm 1 herë apo 2 herë, e ka ngacmuar.
Vajza nuk e donte më, ndaj e vrau. Jo vetëm i shkatërroi jetën vajzës, por edhe e vrau. Prej 2 vitesh ajo nuk i fliste të atit. Nuk e denoncoi duke menduar se del nami i vajzës.
Familjarët e mi nuk e dinë këtë gjë, askush nuk e di”, tha ajo.