Lule në bankë, qirinj të ndezur, dhë atletet e 16 vjecarit, janë këto pamjet therëse, të trishta që vijnë nga klasa e 16-vjecarit Fation Bici, i cili mbeti i vrarë gjatë një sherri me bashkëmoshatarë të tij në Gramsh.
Ditë zie është kjo e sotmja në shkollën “Asllan Shahini” në Gramsh, ndërsa i jepet lamtumira një prej nxënësve të saj.
“Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX.
Fationi mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi.
Në mes të lagjes,në mes të ditës,moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize,konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale,dhe konflikti kthehet në tragjedi…
Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale,por një i afërmi i tij.Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër,por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës…😪
Do na mungosh të gjithëve,Fation i dashur!
Të qoftë dheu i lehte,o engjëll!” thuhet në një reagim të shkollës.