U akuzuan se shpërndanin lekë për blerje votash/ Lirohen tre personat e arrestuar në Dibër
Prokuroria e Dibrës ka reaguar pas akuzuave të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka, se 33-vjeçari Elton Lleshi, punonjës i IKMT-së, po shpërndante lekë për blerje votash.
Sipas prokurorisë, pas denoncimit të Ismail Ukës janë hapur kamerat e sigurisë së një subjekti privat dhe nga pamjet nuk është konstatuar asgjë e paligjshme.
Gjithashtu, sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, ku pretendohej se shpërndaheshin lekë, nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm apo provë që të vërtetonte pretendimet e kandidatit të “Bashkë Fitojmë”.
“Ky shtetas ka qenë në banesën e tij private bashkë me dy shtetase të tjera, S.Z., 37 vjeç dhe E.D., 22 vjeç, me të cilat ka lidhje familjare. Të tre këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policise Dibër ku janë marrë në pyetje. Pasi kanë dhënë shpjegimet dhe nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme, të tre janë lënë të lirë”, njofton Prokuroria e Dibrës.