Prokuroria e Tiranës ka monitoruar të gjithë arrestimin e dy efektivëve të forcave ‘Shqiponja’ ditën e djeshme për ryshfet.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha u monitoruan nga Prokuroria e Tiranës me metoda speciale hetimi.
Nga ana e kësaj strukture, me autorizim të prokurorit dhe vendim Gjykate, janë mbikëqyrur në ambiente publike dhe janë mbajtur raporte shërbimi të shoqëruara me metoda speciale të hetimit, për monitorimin e veprimtarisë së patrullave të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vende të caktuara ku edhe janë pikasur raste abuzimi me detyrën.
Kujtojmë se dy efektivët janë arrestuar ditën e djeshme nga AMP pasi u kapën duke marrë ryshfet 100 euro. Gjatë kontrollit iu sekuestruan 1420 euro nga korrupsioni.