Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi ishin të dy pjesëmarrës të këtij edicioni të BBV, e ndonëse Nita e filloi rrugëtimin para tij dhe u largua si gjysmë finaliste edhe Shpati bëri “zhurmë” me hyrjen e tij.
Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi, e cila arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të BBV, u përfol edhe për një marrëdhënie me moderatorin nga Kosova Shpat Kërleshi, me të cilin njihej prej vitesh.
Që me hyrjen e tij të pazakontë në shtëpinë e Big Brother, Nita arriti ta njihte edhe pse ai ishte maskuar dhe kishte mbuluar fytyrën.Sapo e pa në sy ajo tha emrin e Shpatit duke ngritur në këtë mënyrë dyshime për afrimitetin e tyre.
Më vonë këngëtarja dhe moderatori kanë rrëfyer se njihen prej vitesh nga jashtë dhe dikur kishin tentuar të krijonin një marrëdhënie dashurore por nuk kishte funksionuar.Të dy ish-banorët janë munduar të bindin vazhdimisht banorët e tjerë të shtëpisë dhe publikun se mes tyre nuk ka asgjë, ndonëse në disa momente sjelljet e tyre kanë lënë për të dyshuar.
Tanimë që gjithçka është përmbyllur dhe BB VIP ka mbaruar, ajo u pa në një hotel me Shpatin dhe kaq u desh që të nxiteshin zërat se mes tyre mund të kishte një lidhje.Megjithatë, këto aludime i hodhi poshtë vetë ajo duke thënë se e kishte takuar për çështje pune.
“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, ka thënë këngëtarja.