Në një kohë kur kandidati i koalicionit të Sali Berishës e Ilir Metës për Himarën Fredi Beleri është në burg për blerje votash, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka mbajtur një miting përmbyllës.

Siç duket nga fotoja, Vangjel Dule është braktisur nga himarjotët pikërisht në ditën kur kur kandidati i tij u arrestua për blerjen votash. Në fjalën e tij Dule i kërkoi kryeministrit Rama që te heqë duart nga Himara dhe nga Beleri.

‘Kam dy paralajmërime, Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit .Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj. Thirrjet E qytetarëve: Fredi është këtu, të hënën kryetar!’- tha Dule.