Analisti Edvin Kulluri thotë se më 14 maj opozita shqiptare do të humbasë thellë në garën për zgjedhjet vendore. Ai u shpreh se të gjitha strukturat e opozitës janë të përçara dhe në këto kushte, numrat e çojnë drejt humbjes.

“Parashikimi nuk duhet të bëj, në 2017 dhe në 2021 kam vënë baste publike, fatkeqësisht më ka dalë fjala. E kam gjetur me numër mandatesh pothuajse. Ka qenë një profeci e zezë. Humbja e sigurt e së djathtës, këto kushte që është e përçarë, pa një indologji të qartë, me një lider që ka 32 vjet në Politikë dhe nuk besoj se. Berisha nuk ka çfarë t’i japë më PD. Humbja është e sigurt”, theksoi ai.

Sipas tij, pas 14 majit priten turbullira në kampin e foltores, por edhe një sherr mes dy pjesëve të Partisë Demokratike.

“Pas 14 maj do këtë turbullira besoj në kampin e foltores, por edhe midis foltores dhe vulës. Është zhvillim negativ, Berisha ka thënë mesazhin e qartë se nëse humb nuk iki. Po këtu do të humbet thellë. Berisha dhe Meta do ta kenë shumë të vështirë të kapin situatën e z. Basha në vitin 2015”, tha ai.