Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu shqetësimin e tij për disa media, kryesisht portale, të cilat prodhojnë fake neës-e. Duke folur në Neës 24, Veliaj soli shembullin e lajmit të sajuar nga Sali Berisha për kitaristin Joe Ëalsh, të cilin disa media pranë opozitës e shpërndanë sikur në foto ishte Erion Veliaj në një vizitë në Iran, pa e verifikuar më parë atë.
“Ajo që është më shqetësuese është numri i gazetarëve që nuk i kontrollojnë fare faktet, ‘lapsat’, ‘stilolapsat’, ‘syri’, ‘ciklopi’. Të gjithë këta që bëjnë media ankohen tërë kohës për lirinë e medias, ndërkohë kanë edhe lirinë e shpifjes dhe lirinë e botimit të rrenave pa i verifikuar. Sot mund të verifikosh edhe një fotografi në internet e kujt është. Ajo që më argëtoi ishte sigurisht marrëzia e Saliut. Të shohësh kundërshtarin tënd politik më të madh të 30 viteve të fundit, që të degradohet në një barsoletë, që të tallet çdo kalama në internet, kjo sigurisht që është e dhimbshme nga ana njerëzore. Ajo që mua më shqetëson janë gazetarët, se kur Saliu e thotë njëherë, dy herë, tre herë dhe shkon studio më studio dhe asnjë njeri nuk i thotë: ‘O shok mblidhe veten, piji ilaçet, shko kontrollohu, ke nevojë për ndihmë në këtë moment’, gazetarët me zellin më të madh, edhe ata gazetarë që paguhen nga USAID dhe ambasadat, e publikojnë pa asnjë verifikim. Kjo është e papërgjegjshme”, deklaroi Veliaj.