Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se qeveria ka miratuar vendime për kompensimin e pronave, ku citoi se këto të fundit do t’i kthehen ish-pronarëve ashtu siç e kanë pasur në momentin kur i është konfiskuar nga shteti.

“Kaluam dy vendime të rëndësishme në lidhje me kompensimin e pronave, kështu kompletojmë paketën nënligjore. Procesi i njohjes së pronës dhe shpërblimi i pronës nuk ka asnjë pengesë ligjore. Çdo ish pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, nëse është e lirë. Ndërsa ato ish pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar”, tha ai.