PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Klos, Kolonjë dhe Delvinë. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në tre bashki Pukë, Fushë Arrëz, Memaliaj.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Ndërkohë, vijon procesi në bashkinë më të madhe të vendit, Tiranë. Deri më tani janë numëruar rreth 16% të kutive të votimit. Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 23713 vota (54.92%), ndjekur nga kandidati Këlliçi i cili ka 14965 vota. Pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1933 vota dhe Arlind Qorri me 2168 vota.

Në Cërrik kryeson bindshëm kandidati i PS Andis Salla me 68% të votave (3312)teksa janë numëruar 44% të kutive. Kandidati i Bashkë Fitojmë Servet Duzha vijon me 31%, pra 1504 vota.

Në Librazhd kryeson kandidati i Partisë Socialiste Mariglen Disha me 76% të votave (5081), teksa janë numëruar deri më tani 49%të kutive. Kandidati Shefki Çota i “Bashkë Fitojmë” pason me 23%, 1594 vota.

Në Peqin janë numër mbi gjysma e kutive të votimit. Edhe në këtë bashki kryeson kandidati socialist Bukurosh Maçi me 57% të votave (4069) përballë përfaqësuesit Mustafa Pashja. Ky i fundit ka marrë deri më tani 42 %, (2951 vota).
Në Bashkinë Përrenjas ku janë numëruar 23% të kutive, kandidati i Partisë Socialiste Nuri Belba kryeson me 56% të votave(1485), teksa Suzana Topi e ‘Bashkë Fitojmë’ me 43%, (1154).

Edhe në Belsh kryesojnë ngushtë socialistët me kandidatin Arif Tafani me 51 % të votave (1972 ) përkundrejt 48% të votave (1883)të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi. Kutitë e numëruara 44%.

Në Bashkinë Gramsh janë numëruar 33% të kutive dhe Besion Ajazi i PS ka marrë besimin e 53%, 2357 vota kundrejt Hasdim Cekrezi i ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ka marrë 2129 vota deri më tani.
Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani rezultatet 27 nga 55 qendra votimi ku kryeson me 53.% (2309 të votave kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha, ndërsa kandidati socialist Edison Memolla ka marrë 2042 vota.

Ndërkohë, në Bashkinë e Durrësit numërimi ka ecur ngadalë, 41 qendra votimi nga 342 gjithsej. Kryeson kandidatja socialiste Emirjana Sako me 56% (5820) të votave përkundrej 46% (4478) Igli Cara, kandidat i Bashkë Fitojmë.

Shijaku ka numëruar vetëm 18 QV nga 54. Aktualisht kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 76% (3362)të votave. Kandidati i Bashkë Fitojmë, Rezart Tusha ka marrë 1045 vota deri më tani.

Në Bashkinë e Krujës janë numëruar 16 qendra nga 92 ne total. Kryeson Artur Bushi nga PS me 63% (3143) ndjekur nga kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka me 36% (1823).

Në Bashkinë e Devollit janë numëruar 22 nga 49 në total, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 53.% të votave (3390), teksa Elvis Hajdërlli i Bashkë Fitojmë me 46% të votave (3487).

Kolonja drejt përfundimit, ka numëruar deri më tani 23 qendra votimi nga 28. Kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 64% të votave (3294) vota, ndërsa Ethem Lumani 36% (1865).

Pogradeci ka ecur ngadalë me numërimin deri tani janë 27/106. Edhe aty kryeson kandidati socialit Ilir Xhagolli me 64% të votave, ndërsa Zini Tollozhina 33%.

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar 47 qendra votimi nga 158. Kandidati i Partisë Socialiste Sotiraq Filo me 63% të votave, ndërsa kandidatja e Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli ka 37%.

Bashkinë e Maliqit me 15 qendra të numëruara nga 76, ku kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu 64% kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Alfred Gega me 36 % të votave.

Në Bashkinë e Lezhës janë numëruar 37 nga 126 qendra votimi në total dhe kryeson me diferencë shumë të ngushtë kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 51% të votave (4702), ndërsa kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ka 49% të votave.

Bashkia Mirditë janë hapur 21/48. Kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi me 55% të votave. Kandidati i PS, Ndrec Dedaj ka marrë deri më tani 44%.

Në Kurbin janë numëruar 13 nga 74 kuti, aty kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 55% të votave, ndërkur nga Behar Haxhiu i Bashkë Fitojmë me 44%.
Në Bashkinë e Fierit janë numëruar 30 nga 224 gjirthej. PS me në krye Armando Subashi merr 71% të votave, ndërsa nga Evdar Kodheli “Bashkë Fitojmë” me 16% të votave. PD me Eriselda Celaj ka marrë 13%.

Nga 156 kuti janë numëruar 73 qendra në Bashkinë Lushnjë. Kryeson kandidatja e PS, Eriselda Sefa merr 61% të votave. Kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka ka 39%.

Në Roskovec gara duket e ngushtë. Janë numëruar 20 nga 39 qendra votimi Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi kryeson lehtë me 52% përkundrejt 48% të Bashkë Fitojmë, Erdit Hazizaj.
Në Mallakasër numërimi është 10/50 në total. Kandidati i PS Qerim Ismailaj kryeson me 49% të votave përkundrejt 43% të Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Kandidati i koalicionit BF, Resmi Shanaj merr 6.52%.

Bashkia Divjakë ka ecur ngadalë me numërimin, 5 nga 67 në total. Josif Gorra i PS ka marrë 60% të votave dhe Aurela Malko i “Bashkë Fitojmë” me 40% të votave.

Në Bashkinë Patos janë numëruar 20 nga 48 qendra votimi. Kryeson bindshëm kandidati Fation Duro i PS ME 69%, ndjekur nga kandidatja Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ , me 24%. Kandidatja e PD Pranvera Rizaj 6%.