Kur ka mbetur pothuajse një javë kohë përpara periudhës së heshtjes zgjedhore, kandidatët e forcave politike kanë dalë sërish në terren në takim me qytëtarët ku kanë prezantuar programet e tyre.
Nga Korça, ministri i mbrojtjes, njëherazi drejtues politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi shoqëroi kandidatin për kryetar në këtë bashki, Sotiraq Filon dhe gjatë fjalës së tij ai vuri theksin tek rritja e nivelit të jetesës dhe kalimi i Korçës në një tjetër nivel mirëqenieje.Ndërsa kandidati Filo, prezantoi disa nga projektet që do të zbatohen në qytet. Të cilat lidhen ngushtësisht me nevojat e qytetarëve.

Ndërsa kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Lezhën, Pashk Gjoni, në një takim me familjet e vjetra Lezhjane dhe specialist të ndryshëm, ai u premtoi qytetarëve se do marrin zgjidhje për të gjitha problemet e tyre. Ai tha se në fokus të programit të tij për bashkinë e Lezhës është zgjidhja e problemeve të infrastrukturës, marrjen e masave për mbrojtjen e hapësirave të gjelbërta dhe ndryshimet në sistemin e ujërave të bardha dh të zeza.