Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, i cili ka edhe shtetësi shqiptare, ka dalë hapur në përkrahje të Erion Veliajt në zgjedhjet e së dielës për kryebashkiak.

Përmes një videomesazhi, djali i ish-presidentit Thaçi, thotë se si shumë qytetarë të tjerë me dyshtetësi, edhe ai do të votojë të dielën për kryebashkiakun Veliaj.

“Erioni është mik i mirë i babit dhe gjithë Kosovës. Tirana është sot qytet më dinamik, më i bukur, më i hapur, për shkak të Erionit. Qindra mijëra turistë e kanë zbuluar Tiranën si një qendër të re kulturore dhe sportive europiane”, thotë në këtë video djali i Thaçit.

Ai në fund thotë se mezi po pret të shohë se çfarë do të bëjë Erion Veliaj në mandatin e ardhshëm.
“Vetëm përpara, Erion”, përfundon Endrit Thaçi.

Ndërsa, Veliaj që e ka postuar këtë video, shprehet mirënjohës për fjalët e tij inkurajuese.
“Të jam mirënjohës për fjalët inkurajuese, Endrit Thaçi. E vlerësoj shumë mbështetjen tënde!”, ka shkruar Veliaj.