Një mbështetje e fortë i ka ardhur Erion Veliajt nga Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç. i cili në gjuhën e tij amëtare, në shqip, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka uruar Veliaj, duke e konsideruar një vëlla, dhe inovator e punëtor të madh.
“Erioni ka futur mjaft vlera universal që vlejnë jo vetëm për Tiranën e Malin e Zi, por për të gjithë rajonin thotë Abazoviç, që videon e ka shpërndarë nga zyra e tij e kreut të qeverisë së Podgoricës./TemA