Pak kohë më parë qytetarët u skandalizuan nga deklaratat raciste të kandidatit të Berishës dhe Metës në Tiranë, Belind Këlliçi për qytetarët e ardhur në Tiranë. Madje ai shkoi edhe më tej teksa deklaroi se ata që hyjnë në Tiranë do të paguajnë.
Ashtu sikurse Këlliçi, një tjetër kandidat i Sali Berishës dhe Ilir Metës në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka bërë një deklaratë raciste kundër shqiptarëve. Gjatë një interviste për një media greke, Beleri është shprehur se shqiptarët janë të zbritur nga Kaukazi. “Ka dhe shqiptarë që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”, deklaron ai për një televizion grek.
Nuk është e qartë nëse Beleri i është referuar ndonjë studimi shkencor të bërë prej tij, apo deklarata ishte thjeshtë zbatimi i një porosie nga qarqe nacionaliste greke, të cilave ai u përket. Kandidati i Berishës nuk njihet si dashamirës i shqiptarëve në Himarë dhe në vijimësi ka reflektuar qëndrime raciste, teksa vetë deklarohet si minoritar grek, por me origjinë nga Progonati i Tepelenës (!). Mbetet për t’u parë nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dy udhëheqësit e koalicionit opozitar, do të reagojnë pas deklaratave raciste të kandidatit të tyre në Himarë, që tashmë ka humbur jo pak pikë përballë socialistit Jorgo Goro.