Kryeministri Rama nga Kukesi ku ka vijuar fushaten, ka folur serish per rritjen e pagave, duke theksuar se rritja e pagave do vijoje. Ai theksoi se paga minimale do shkoje 600 mij leke ne fund te mandatit dhe paga mesatare 950 euro. Ai theksoi se mjeket mesuesit, punonjesit e sigurise e marrin rritjen ne fillim te ketij muaji.
Sa i perket rritjes se pagave ne administrate dhe spekulimeve per shtyerje te kesaj rritje, ai theksoi se kjo nuk eshte e vertete. Ai theksoi per keto rritje duhet votuar ligji ne Parlament. Rama tha se ne fakt, ligji i rritjes se pagave eshte ne parlament, por eshte bllokuar pasi deputetet duan qe bashke me pagat e administrates te rriten edhe ato te deputeteve, por se ai nuk eshte dakord me kete propozim. Pavarsisht kesaj ai dha lajmin e mire se kurdo qe te votohet, te gjitheve do tu llogaritet rritja qe nga muaji prill.
”Kanë dalë tani dhe thonë e shtyu Edi Rama ngritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisëe janë rritur dhe të prillit ata I marrin tani në fillim të majit, sic ndahen e dyta unë kap patur një debat sepse për gjithëq rritjen e pagave të tjerra duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam patur një debat Ligji ëhstë parlament.
Qeverisë dhe deputetëve duhet t’i rriten pagat të fundit fare, dmth vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputeteve dhe qeverisë le ti rriten pagat dhe ëhstë bllokuar për diss javë kjo punë se duhet të më bindin mua. Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe neë rritja e pagave bëhet në maj edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do ti martrin megjithë prillin megjithë majin.”, theksoi Rama.