Komunikimi për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë ka vënë në pranga një 52-vjeçar dhe një tjetër është vënë nën hetim. 52-vjeçar i identifikuar si Kristo Agalliu, është arrestuar dhe Agron Duro, 61 vjeç po hetohet në gjendje të lirë.

Ky i fundit po bisedonte me koordinatorin e LSI në Kuçovë dhe i thoshte se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota, nga të cilat 50 mijë lekë do të përdoreshin për naftë.

“100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, thotë banori.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.