Një incident është shënuar në qendrën e votimit Zvezdë të Maliqit ku deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho është konfliktuar me një qytetar.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Report TV, Spaho tepër i tensionuar, tërheq për krahu një qytetar në qendrën e votimit.
Denoncimi për rastin është bërë nga kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit, Gëzim Topçiu.
Ndërkohë nga ana tjetër, mësohet se Spaho ka pretenduar se është rrethuar nga disa persona të cilët nuk e kanë lënë të takohet me komisionerët.