Pas publikimit sot të podcast-it të bërë nga Rama, Luiz Ejlli ka postuar në Instagramin e tij një foto që ata kanë shkrepur në zyrën e kryeministrit.
Si gjithnjë me batutat e tij, Ejlli në mbishkrimin e fotos shkruan: Votoni se cilin dëshironi të largoni!
Fotoja në pak minuta ka marrë mijëra like ndërsa dhe komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit e këngëtarit që triumfoi dhe u kthye në një fenomen i këtij Big Brother.
Ai menjëherë pas daljes nga shtëpia e BB VIP mbështeti kandidatin e PS në Shkodër Benet Beci, për të cilin ka deklaruar disa herë se gëzon një respekt të veçantë pasi e ka ndihmuar në një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.
Së bashku me Becin ata ishin këtë fundjavë të ftuarit e radhës në podcastin e Edi Ramës ku folën për jetën private por dhe atë që i pret më pas.