Kanë dalë sot para Gjykatës së Elbasanit 4 të arrestuarit e mitur Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, të cilët akuzohen për për vrasjen e 15 vjecarit Fatjon Bici.

Seanca gjyqësore për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për 4 të arrestuarit do të merret ditën sotme me gjyqtar Elton Frasheri dhe prokurore Pranvera Stafa.

Këta të mitur akuzohen për vrasje në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.