Ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë, të arrestuar në Londër si të dyshuar për atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin, mund të zgjasë edhe disa muaj.

Në një intervistë për Report Tv, avokati Naim Hasani u shpreh se gjykatës britanike do t’i duhen disa muaj që të shqyrtojë provat që do t’i dërgohen nga Shqipëri anë mënyrë që të bëhet ekstradimi i tyre.

Duke e cilësuar si një proces jo të thjeshtë, Hasani tha se do të jetë gjykata britanike, e cila do të shqyrtojë nëse provat janë të mjaftueshme, megjithatë shtoi ai nuk beson se gjykata do t’u qëndrojë në mbrojtje

‘Do të mbahen ‘arrest me burg’ deri sa të zhvillohet gjyqi i tyre. Gjykata britanike do të shqyrtojë me kujdes kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Do të ketë një periudhë disa mujore që gjykata të shqyrtojë të gjitha provat. Nëse gjykata jep vendim për t’u ekstraduar të dyshuarit do të ekstradohen. Nuk është proces i thjeshtë, por duhet të ketë një proces të drejtë dhe Shqipëria të garantojë që do të ketë një gjyq të paanshëm dhe të drejtë dhe jo paragjykuese.

Procesi i ekstradimit është proces i qartë në Britani vendimet i merr MB. Por duke qenë se janë të përfshirë shtetas britanikë të mirëfilltë, gjykata do të ushtrojë një kujdes të veçantë, nëse provat janë të mjaftueshme. Por nuk s’besoj se gjykata britanike do të qëndrojë si mbrojte për të akuzuarit, por do ti ekstradojnë në Shqipëri.’- tha Hasani.