Presidenti i Serbisë ka reaguar në lidhje masakrën me 8 të vrarë dhe 13 të plagosur në Serbi. Vuçiç tha në një dalje për mediat se ky ishte një sulm për të gjithë vendin dhe premtoi se do të çarmatosë gjithë Serbinë.
‘Për herë të dytë në 48 orët e fundit, duhet të shprehim ngushëllimet tona për njerëzit që u vranë sonte në mënyrë kriminale. Çdo fjalë është e rëndë, e tepërt dhe në të njëjtën kohë e pamjaftueshme. Ky është një sulm ndaj tonë, ndaj gjithë vendit!’, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç më pas njoftoi një sërë masash që shteti planifikon të marrë.
“Ne do të marrim 1200 policë në 6 muajt e ardhshëm dhe do të transferojmë edhe 1000 policë të tjerë në shkollë, në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, që përveç sigurisë, të ketë një polic pothuajse gjithmonë në shkollë”, tha ai. Nëpërmjet kësaj, jo vetëm që do të rrisim sigurinë, por edhe do ta ulim dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80%,”- shtoi ai.
“Sulmi i natës ishte një sulm terrorist, një akt në të cilin SAJ-ja jonë kishte për detyrë të arrestonte apo neutralizonte një terroristi cili u arrestua dhe nuk do ta shohë më dritën e diellit në liri.”, shtoi ai.
Siç tha ai, qeveria deri sot do të nxjerrë një konkluzion me të cilin do të urdhërojë MPB-në që të bëjë ndryshime urgjente në ligjin për armët dhe municionin.