Jehona për Shqipërinë turistike ka shkuar deri në SHBA. Së fundmi është Washington Post që ka shkruar për Shqipërinë dhe që ua jep lexuesve të saj si alternativa më e mirë edhe krahasuar me ishullin e famshëm grek Mykonos.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook artikullin e Washington Post, i cili fton lexuesit të provojnë një eksperiencë unike përgjatë bregdetit shqiptare me plazhe të kristalta, qytete antike dhe male perfekte për sportet natyrore.
“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistik e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mykonos-in fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, shkruan kryeministri.