Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku së bashku me Përfaqësuesen e Përhershme të SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, do të drejtojë takimin informal të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Arria Formula), si dhe do të mbajë fjalën e saj në emër të Shqipërisë.
Takimi i cili do të mbahet më datë 25 maj, titullohet “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” dhe synon të fokusohet tek rëndësia e trajtimit të sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Në këtë takim do të mbajë fjalën edhe shqiptarja e njohur, Mira Murati, në kapacitetin e Shefes së Teknologjisë së kompanisë OpenAI; Bernardo Mariano, Shefi i OKB-së për Teknologjinë e Informacionit dhe Kemba Eneas Ëalden, Drejtoresha Kombëtare e Kibernetikës në SHBA.