Ministrja e jashtme, njëkohësisht deputete në qarkun e Korçës ka qenë aktive ditët e fundit në fushatën elektorale. Olta Xhacka pas Pogradecit ka vendosur të shkojë drejt Leskovikut, për të takuar gratë e kësaj zone, të cilat kanë marrë premtimin, i cili mesa duket do të jetë jetëndryshues për ta.

Një inkubator i zahireve, i cili do të prekë në rrënjë ekonominë kolonjare duket se është një nga punët e radhës së kryetarit të bashkisë së Kolonjës Erion Isai, i cili ka gjetur mbështetje të gjerë nga qeveria shqiptare dhe vet Xhaçka.

Më poshtë, postimi në rrjetin social Facebook të Erion Isai

Bashkë me Olta Xhackën në një takim me gratë e Leskovikut ku zhvilluam një bisedë për transformimet ekonomike që do të marrë çdo familje në Leskovik. Duke nisur nga inkubatori i zahireve i cili do të nxisë mirëqënien, dhe traditën e vendit vreshtat, prodhimi i të cilave do të shkojë në destilerin më të re në vend. Ekonomia zinxhir është zhvillim. Trashëgimia kulturore faktor kyç për identitetin tonë si popull do të marrë vëmendjen e duhur, prandaj çdo zonjë e cila meret me këto artefakte do të përfitojë sigurime shoqërore shëndetësore.