Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico raportohet se është në një gjendje “të rëndë” pas një aksidenti të rëndë me kalë në Spanjë.
29-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter mëngjesin e së shtunës pasi ra nga kali në El Rocio, Huelva.
Raportet pretendojnë se ai pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe se është intubuar pas mbërritjes në spitalin Virgen del Rocio në Sevilje.
Detajet në lidhje me shkallën e mundshme të dëmtimeve të portierit nuk janë konfirmuar ende nga familja e tij apo spitali.
Rico iu bashkua PSG-së në një transferim prej 6 milionë eurosh nga Sevilla në vitin 2020 pas një periudhe 14-vjeçare me skuadrën spanjolle.
Ai ka bërë vetëm 24 paraqitje për gjigantët francezë që nga transferimi i tij dhe nuk ka luajtur për klubin këtë sezon.
PSG fitoi një tjetër titull të Ligue 1 të shtunën pas barazimit 1-1 me Strasburgun.
Goli i Lionel Messit në pjesën e dytë, i cili më pas u barazua nga Kevin Gameiro, ishte i mjaftueshëm për t’i dhuruar titullin e 11-të parisienëve në Francë.