Rusia është duke përdorur prehjen e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj saj për agresionin në Ukrainë. Duke e përdorur si “kal troje”, Federata Ruse ka bërë shpesh retorikë përshëndetëse lidhur me marrëdhëniet atipike (në kohët e sotme) me Serbinë. Së fundmi, i pyetur për sanksionet e Perëndimit dhe stepjen e Serbisë, zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov ka lavdëruar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai u shpreh se shpreson që Serbia të ketë fuqi dhe sovranitet aq të mjaftueshëm sa për të mos u bashkuar Perëndimit kolektiv që ka zgjedhur të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Ne e dimë se çfarë lloj urtësie dhe këmbënguljeje politike duhet të ketë presidenti Vuçiç, e dimë se si duhet të kërkojë një ekuilibër delikate. Ne gjithashtu shpresojmë se Serbia do të ketë forcë të mjaftueshme, se do të ketë sovranitet të mjaftueshëm për të mos u bashkuar me këtë rrjedhë të përbashkët të Perëndimit kolektiv – tha Peskov për ATV.

Ai theksoi se Moska kujdeset shumë për marrëdhëniet me Beogradin dhe se këto marrëdhënie nuk bazohen në parimin e përfitimit reciprok.

“Kanë rrënjë shumë të lashta, historike, rrënjë shpirtërore. Jemi shumë afër. Ne jemi të afërm – tha Peskov.

Ai shtoi se Serbia është një shtet sovran dhe se Rusia nuk ka asgjë kundër marrëdhënieve të saj me vendet perëndimore.

“Ne besojmë se asgjë, asnjë bashkëpunim me vendet perëndimore apo të tjera nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne – tha Peskov.

Qeveria e Vuçiqit ka deklaruar neutralitet në luftën e Ukrainës, pavarësisht lidhjeve të thella historike, ekonomike dhe kulturore të vendit me Rusinë.