Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kimnë një prononcim për gazetarët ka komentuar shitblerjen e votës pak ditë para ditës së zgjedhjeve.

Diplomatja amerikanë është shprehur se qytetarëve shqiptarë duhet që tu sigurohet e drejta e votës dhe ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëjnë detyrën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo shkelje nga subjektet politike.

“Të gjithëve duhet ti garantohet e drejta e votës. Kemi parë raportime ditët e fundit për shit blerje të votës, institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo subjekti politik”, ka thënë ajo.