Zgjedhjet mbaruan. Euro po forcohet shpejt në kursin e këmbimit. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 113.43 lekë, në rritje me 1.54 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 2.8 lekë që nga data 11 maj, kur preku minimumin historik.
Kursi i sotëm i euros është më i larti që prej fundit të muajit mars të këtij viti. Ndërkohë, luhatja ditore në rendin e më shumë se 1.5 pikëve nuk shënohej që prej fillimit të marsit të vitit të kaluar, periudhë që përkoi me shpërthimin e luftës në Ukrainë.