Në Turqi kanë përfunduar përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen të dielën. Partitë politike këtë të shtunë kanë ndalur fushatën duke zbatuar heshtjen para votimeve ku janë ftuar të marrin pjesë rreth 61 milionë persona.
Edhe pse tensionet nuk kanë munguar dhe opozita ka shprehur besimin se do të arrijë fitore, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka bindjen se do të rizgjidhet për një tjetër mandate.
Megjithatë ai deklaron se nëse rezultati përfundimtar do të jetë kundër, do të respektojë verdiktin duke pranuar rotacionin e qetë.
Megjithatë Rivali i tij republikan, Kemal Kiliçdarollu në një prej tubimeve të fundit u shfaq me veshje antiplumb.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se burime pranë stafit të tij të sigurisë e detyruan të merrte këtë masë pasi ndaj tij mund të ishte përgatitur një atentat. Po ashtu, truprojat e tij ishin të armatosur.
Më herët, Kiliçdarollu akuzoi Moskën se po përhap lajme të rreme, për të mbështetur fitoren e presidentit Erdogan. Por Kremlini i hodhi poshtë këto deklarata si mashtrime të pastra.