Janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë, të përleshura të ashpra që mund t’i japin fund sundimit 20-vjeçar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Votuesit do të vendosin me votë përfundimin e sundimit 20-vjeçar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe fitoren e Kemal Kılıçdaroğlu ose udhëheqjen edhe në një mandat tjetër nga drejtuesi i patundur në kaq vite nga pushteti.
Gara e sotshme përbën sfidën më të madhe për të dy liderët e fortë të Turqisë.
Kundërshtari kryesor i Erdogan,kreu i CHP Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përfaqëson një koalicion zgjedhor të gjashtë partive opozitare, për herë të parë ka bërë bashkë opozitën e Turqisë e cila është bashkuar rreth një kandidati të vetëm.
Një kandidat duhet të fitojë mbi 50% të votave të dielën mbrëma në mënyrë që të zgjidhet. Ndryshe Turqia do të shkojë në balotazh më 28 maj.
Kılıçdaroğlu, ka premtuar të rregullojë ekonominë e lëkundur të Turqisë dhe të rivendosë institucionet demokratike të komprometuara nga një rrëshqitje drejt autoritarizmit gjatë mandatit të Erdoganit.
Erdogan ka lavdëruar virtytet e sundimit të tij të gjatë, duke bërë fushatë në një platformë stabiliteti, politikë të jashtme të pavarur dhe duke vazhduar të forcojë industrinë e mbrojtjes së Turqisë. Kohët e fundit ai rriti pagat e punonjësve të qeverisë me 45% dhe uli moshën e pensionit.