Që prej mëngjesit të së shtunën, qytetarët turq kanë nisur që të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi që do të mbahen në 28 maj.
Jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje rreth 3.4 milionë votues. Diaspora më e madhe është në Gjermani, ku jetojnë rreth 3 milionë njerëz me rrënjë turke. Mirëpo, nga ky grup, vetëm rreth 1.5 milionë mundet të votojnë. Ata kanë afat deri në 24 maj, e ndërsa favorit është Erdogan.
Kjo është hera e parë në historinë e Turqisë që do të mbahet një raund i dytë për të zgjedhur një president.
Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve më 14 maj, por nuk arriti që të merrte një shumicë absolute prej më shumë se 50% për të shmangur balotazhin.
Tashmë përballë ka vetëm një kundërshtar, Kemal Kilicdaroglu.