Zhaklin Lekatari i kthye në kryefjalë pas një deklarate të bërë nga Beogradi, ku ishte shprehur se ndihet e sigurt në vendet ku nuk flitet shqip.

Kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale të “kryqëzohet”, e madje ngjalli reagime të ashpra edhe nga personazhe publike.

Por provokimet duket se ajo nuk e ka ndërmend t’i ndalë. Ajo ka postuar një thënie të Faik Konicës, ku ka thumbuar sërish shqiptarët.

“Ne shqiptarët edhe pas 100 vjetësh do të jemi aq poshtë sa edhe sot”, thuhet në postim.