Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke lënë 13 të vdekur dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Po ashtu janë regjistruar edhe 180 rrëshqitje dheu.

“Ishte një 48 orësh shumë i keq. Uji dhe balta pushtuan gjithë fshatin tonë.”, thotë Roberta Lazzarini, 71 vjeçe. Shtëpia e saj në Botteghino di Zocca, në jug të Bolonjës, u përmbyt nga një përrua ditën e mërkurë. Rrugët, shtëpitë dhe kopshtet u përmbytën dhe Roberta tha se ishte ende e frikësuar.

Zjarrfikësit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë një grua 97-vjeçare të cilës iu desh të dilte nga dhoma e gjumit me një gomone.

“Komuniteti ynë është shkatërruar,” tha vajza e Robertës, Ines, e cila ka një lokal në sheshin qendror. “Ne u ndjemë plotësisht, të izoluar, disa prej nesh ishin të tmerruar. Ka pasur përmbytje edhe më parë, por nuk ka qenë kurrë kaq keq,” tha Lamieri, 74 vjeç, ndërsa largonte baltën nga bodrumi i tij, ku i biri ruante produktet për t’i nxjerrë në shitje në dyqanin e tij në qendër të Bolonjës.
Ky është një nga shumë fshatra dhe qytete të përmbytura në provincën e Emilia-Romagna, jo vetëm nga lumenjtë, por edhe nga kanalet e tejmbushura. Më shumë evakuime u bënë në perëndim të Ravenës të enjten, ku u gjetën më shumë trupa të pajetë, duke përfshirë një çift në një apartament në fshatin Russi, i cili u përmbyt disa orë më parë.