Mbrëmjen e djeshme në Post Big Brother VIP Albania pati një rikthim të momenteve dhe debateve mes banorëve të këtij edicioni, ku nuk kanë munguar edhe diskutimet me opinionistët.

Në Post Big Brother VIP Albania ish-konkurrentët kanë debatuar ashpër për situata të kaluara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, e në mesin e banorëve nuk kanë munguar edhe komentet për opinionistët e veçanërisht për Zhaklinën.

Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin, të cilin e njihte edhe më parë nga një emision ku të dy kanë qenë pjesëmarrës.

Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Zhaklina, e cila tha se nuk ka mbrojtur Kristin por vlerat që ai ka shfaqur gjatë qëndrimit për 133 ditë në shtëpinë e “Big Brother”.

Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.

“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.

“Zhaklina të lutem boll,” tha Arbana.