Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës kanë hequr flamurin e Kosovës nga hyrja e objektit të Komunës së Zubin Potokut dhe e kanë vendosur një kat më lartë.
Kurse, protestuesit që janë para objektit të komunës e të cilët janë në numër më të vogël se sa dje, kanë vendosur flamurin serb në një shtyllë pranë komunës.