Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokën e Charles III, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.
Ndërsa përgatitej ta bënte këtë, Uelbi tha: “Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, bekoje, të lutemi, këtë kurorë, dhe kështu shenjtëro shërbëtorin tënd Charles, mbi kokën e të cilit sot e vendos atë si një shenjë madhështie mbretërore, që ai të kurorëzohet me favorin tënd të hirshëm dhe të mbushet me hir të bollshëm dhe të gjitha virtytet princërore; nëpërmjet atij që jeton dhe mbretëron mbi të gjitha gjërat, një Perëndi i vetëm, botë pa fund. Amen.”
Pasi kurorëzoi Mbretin, Welby tha: “Zoti e ruajttë mbretin”.
Camilla gjithashtu është kurorëzuar si Bashkëshortja e Mbretit në një ceremoni më të thjeshtë.
Ajo është kurorëzuar me kurorën e Mbretëreshës Mari.