SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal për sulm kibernetik me qëllime terroriste, pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës.
Anila Hoxha raporton se me vendim gjykate dhe nën dyshimet se diçka e tillë është inicuar në Manëz, gjykata miratoi kërkesën për kontrolle. Deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme. Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, sipas burimeve, që tregojnë se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore.
Por ndërkohë, më herët i njëjti prokuror, hetoi një ish-anëtar të kampit, Bijan Poldrag, që më pas u rekrutua nga ambasada iraniane në Tiranë dhe nga garda revolucionare në Iran, jo vetëm për të spiunuar anëtarët e kampit të MEK në Manzë, por edhe për të përgatitur një sulm terrorist në Shqipëri. Kjo çështje për inxhinierin që nisi bashkëjetesën me një shqiptare, në atë kohë u raportua ekskluzivisht nga Top Channel.
Gazetarja mëson se përveçse në kampin MEK, kontrolle janë ushtruar edhe në një apartament në Tiranë.